Projektbuxheti 2024/ Bashkitë do marrin 360 mln euro transfertë! Tirana, Durrësi e Elbasani marrin pjesën më të madhe

4 Nëntor 2023, 15:56

Transferta e pakushtëzuar që jepet nga buxheti i shtetit për të mbështetur pushtetin vendor për vitin që vjen do të jetë 360 milionë euro. Pjesa më e madhe e buxhetit do të ndahet mes 8 bashkive, ku kryeson Tirana me 5.2 miliardë lekë. Kurse bashkia që përfiton më pak nga buxheti i shtetit është Pusteci me vetëm 89 milionë lekë.