Projektbuxheti 2026/ Ministrja Koçiu: Do të përqëndrohemi në teknologji, dixhitalizim dhe automatizim

19 Nëntor, 18:27 | Përditesimi: 19 Nëntor, 18:27

Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu, tha se buxheti i parashikuar për institucionin që ajo drejton do të përdoret për teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. Më tej, Koçiu tha se përgjatë vitit 2026 do të avancohet me projektin e vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat.

I.M/Shqiptarja.com