Projektbuxheti i vitit 2024 pret dritën jeshile nga Kuvendi! Më pak i debatuari në komisione nga forca politike në një dekadë

19 Nëntor 2023, 13:26

Projektbuxheti dhe paketa fiskale për vitin që vjen pritet të marrin edhe dritën jeshile nga Kuvendi, pas miratimit në parim në komisionet parlamentare. Për vitin 2024, janë parashikuar shpenzime në vlerën 7 miliardë euro, brenda së cilit 1.2 miliardë euro janë investime publike. Po ashtu parashikohet indeksimi i pensioneve dhe rritja e pagës mesatare në 900 euro për sektorin shtetëror