Projektet fituese, si do të duken Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpia e Fëmijëve pas transformimit

30 Janar, 09:36 | Përditesimi: 30 Janar, 09:36

Dy projekte të tjera do t’i shtohen kryeqytetit: Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore dhe Shtëpia e Re e Fëmijëve, të cilat dolën fituese në Konkursin Ndërkombëtar. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet sesi do të duken dy godinat e reja. Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave që do të ndërtohen pranë stadiumit Air Albania, kurse Shtëpia e Fëmijës do të zhvendoset te Vilat Gjermane.

A.A/Shqiptarja.com