Projekti hekurudhor që rikonfirmon dhe Elbasanin si nyje të Europës, deputetja Mila: Po ndërtojmë një korridor ekonomik

4 Dhjetor, 22:06 | Përditesimi: 4 Dhjetor, 22:06

Korridori i VIII është një nga projektet strategjike të qeverisë shqiptare, i cili do ta lidhë vendin tonë me Italinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe tregun e përbashkët evropian. Teksa Kuvendi pritet të miratojë këtë marrëveshje të rëndësishme, që i hap rrugën ndërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, deputetja e Elbasanit Sara Mila, në cilësinë e anëtares së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe si relatore e projektligjit, theksoi se pas miratimit të segmentit Durrës- Rrogozhinë, radhën e ka zhvillimi i fazës së dytë që përfshin edhe Elbasanin.

 

I.M/Shqiptarja.com