Projekti Thumanë-Kashar u prek pronat, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Nuk pranojmë teka të sekserëve, duam shpronësime me çmim tregu

21 Maj 2023, 13:27

Banorët e Bërxullës të cilët prej muajsh protestojnë kundër çmimit të ulët shpronësimeve të pronave të tyre nga projekti Thumanë-Kashar kanë protestuar edhe këtë të dielë. Protesta e tyre vijon tashmë prej 7 muajsh, duke përshkallëzuar herë pas here në bllokimin e njërit kah të rrugës së Rinasit dhe përplasjeve me policinë.