Projektligj për të ndaluar shitjen e markave të falsifikuara, bizneset që i tregtojnë do iu sekuestrohet malli

11 Dhjetor 2023, 13:54

Të gjithë tregtarët që shesin produkte të falsifikuara, si rezultat i kopjimit apo imitimit të markave, do të përballen me sekuestrimin e mallit, dhe do të përfundojnë në gjykatë për të paguar dëmet që ju shkaktojnë pronarëve të ligjshëm të markave. Ky është synimi i projektligjit të hedhur në Konsultim Publik, ‘Për Markat Tregtare’, që parashikon penalizime në rast të nxjerrjes në treg të produkteve të kopjuara nga markat origjinale