Projektligji/ Emigrantët të deklarojnë adresën për çdo banesë në pronësi brenda 6 muajve, nëse refuzojnë s'marrin shërbime të gjendjes civile

16 Nëntor 2023, 17:37

Emigrantët me qëndrim të rregullt të pajisur me leje qëndrimi apo të pajisur me shtetësi të huaj që nuk deklarojnë adresën e banimit nuk do të përfitojnë shërbim nga gjendja civile. Konkretisht, në nenin 4, të projektligjit parashikohet detyrimi i shtetasve shqiptarë për deklarimin e adresës së çdo banese që kanë në pronësi brenda ose jashtë vendit, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij.