Projektligji / Gjobat për ndotësit e mjedisit do të rriten me 30%, rreth 2 mln lekë për ata që i djegin vetë plehrat

29 Korrik 2022, 16:21

Ngrihet struktura e posaçme për mbrojtjen e mjedisit! Qeveria propozon të ashpërsojë me 30% gjobat për të gjithë ata që ndotin mjedisin, transportojnë mbetje në kundërshtim me ligjin dhe që i djegin ato pa kriter. Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik rrit edhe vlerën e gjobave për të gjithë ata që përdorin, prodhojnë dhe importojnë qese plastike njëpërdorimshme që prej 2 muajsh në vend janë të ndaluara.