Projektligji në konsultim/ ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, do jetë ShA, 51% e aksioneve të shtetit! Kredi vetëm bizneseve të nënfinancuara, do mbledhë edhe kursime

25 Janar, 21:19

Qeveria ka hedhur në konsultim Publik projektligjin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të jetë një shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të Shtetit. I gjithë aktiviteti i kësaj banke do të jetë tek financimi i biznesit të vogël, start-up, kreditimin e eksportuesve dhe prodhuesve si për të mbështetur projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik.