Projektligji/ PD: Pensionistët e punësuar të mos paguajnë sigurime! Qeveria: Kontributi do u kthehet si bonus ose rritje pensioni

2 Qershor, 22:02 | Përditesimi: 2 Qershor, 22:02

Opozita ka depozituar në parlament përjashtimin nga pagesa e sigurimeve të gjithë pensionistët që vijojnë të punojnë dhe paguajnë kontribute si të gjithë. Nisma është propozuar nga deputeti i PD-së Igli Cara, por nuk mbështetet nga mazhoranca. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani thotë se po vlerësohet kthimi këtyre kontributeve si bonus për këta pensionistë ose do iu rritet pensioni mujor.

A.M/Shqiptarja.com