Projektligji për turizmin/ Tërhiqet qeveria, qytetarët që japin dhoma me qira s’do regjistrohen si biznes! Ulet dhe gjoba

5 Mars, 17:23

Personat që lëshojnë dhoma me qira vetëm gjatë verës, nuk do ta kenë detyrimin të regjistrohen si biznes në QKB, por vetëm ata sipërmarrës që kanë hotele, bllok apartamentesh apo struktura të tjera akomoduese. Komisioni i Veprimtarisë miratoi me ndryshime projektligjin për Turizmin, ku parashikohet ulja e gjobës për bizneset që nuk deklarojnë disa të dhëna kryesore për turistët.