Projektligji/ Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vititi 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit

22 Prill, 17:19

Brenda këtij viti do të nisë rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, e cila do të përfundojë në vitin 2030, e do të kushtojë 373 milionë euro. Në projektligjin për marrjen e kredisë prej 98 mln euro nga BERZH, thuhet se hekurudha do të jetë elektrike, shkurton distancën Shqipëri-Mali i Zi në vetëm 2 orë dhe lidh vendin me ekonomitë e vendeve fqinje.