Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente! S'u miratuan as ato që nisët me email nga Tirana

7 Maj, 13:59 | Përditesimi: 7 Maj, 13:59

Në përgjigje të deklaratave të Berishës për projektrezolutën e PE për Shqipërinë se në të janë bërë 300 ndërhyrje, Taulant Balla tha se ishin 300 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan. Mes tyre, edhe amendamente që ishin nisur me email nga Tirana, vijoi Balla. Lidhur me projektrezolutën, ai pati vetëm një rezervë, të drejtat e minoriteteve, pasi ligji shqiptar parashikon mbrojtjen më të mirë të tyre.

 

I.M/Shqiptarja.com