Një ngjarje e rëndë ishte ajo e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës në korrik të 2018-ës, një ditë fill pas një përplasje që ai pati në një seancë gjyqësore ku i akuzoi disa persona pjesë të grupit që drejtohet nga prokurori Arjan Ndoja. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, tha sonte në "Repolitix", se pikërisht pas këtij konflikti në sallë, avokati u dhunua, dhe aktualisht në gjykim ndodhet vetëm një person. Ndërsa dosja për prokurorin Ndoja, i cili u kallëzua penalisht nga avokati Ilia Ilia si porositës i dhunës, është veçar. Dosja nuk është pezulluar -tha gazetari Qyno - dhe se prokurori Ndoja është ende në hetim për këtë çështje.
"Në Gjykatën e Durrësit është një dhunë e ushtruar fill pas një dite që avokati Ilia Ilia kishte përfunduar në seancën gjyqësore ku ishte konfliktuar me disa persona që i akuzon si pjesë të grupit që drejtohet nga Arjan Ndoja. Njëri nga personat që ka ushtruar dhunë është marrë i pandehur dhe është dërguar për gjykim, por për prokurorin klallëzimi është veçuar dhe i është kaluar një prokurori tjetër. Nuk ka asnjë vendim pezullimi, për të vazhdojnë akoma hetimet", tha gazetari Qyno në emisionin Repolitix në Report Tv.
Në atë kohë, avokati tha se njëri nga agresorët ishte shoferi që prokurori Arjan Ndoja kishte në atë kohë, Mondi Voga, i cili e ka goditur me grushte.