Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasuri me vlerë 200 mijë euro, pronari i dënuar me 3 vite burg për 'shtëpi bari' në Britani (EMRI)

24 Nëntor 2023, 12:16

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e 28 vjeçarit Leonard Coga i cili rezulton të jetë i dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”. Sipas provave të prokurorisë, pasuritë e këtij shtetasi janë vendosur mbi burime kriminale.