Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për bandën e Laert Haxhiut, ia kalon dosjen SPAK: Grup i strukturuar kriminal! Nën akuzë për 18 krime, mes tyre 6 vrasje e 5 atentate

20 Tetor 2023, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2023-10-20 15:48:46

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laert Haxhiut. Me argumentin se banda e Laert Haxhiut, bashkë me të në krye, janë grup i strukturuar kriminal, Prokuroria e Elbasanit ia kalon dosjen SPAK.