Prokuroria e Përgjithshme mbyll verifikimin: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

20 Janar, 11:21 | Përditesimi: 20 Janar, 11:21

 

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi në vitin 2005 për falsifikim vize, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit. Ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila vetëm një ditë më parë ia ka kaluar rezultatin e verifikimit KLGJ-së.

A.M/Shqiptarja.com