Prokuroria: Trupi i Kaçifas i kthehet familjes. Flet Janullatos: Varrimi, sipas traditave fetare

6 Nëntor 2018, 22:08

TIRANË- Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka firmosur vendimin që familja e Kaçifa të tërheqë trupin e 35-vjecarit të vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, 8 ditë më parë.

Trupi i Kaçifa ndodhet prej disa ditësh në morgun e Tiranës pasi u transportua me qëllim që t'i nënshtrohej për herë të dytë ekspertizës mjeko-ligjore.

Report Tv ka mësuar se trupi pritet të varroset ditën e enjte, ndërkohë që pritet që nga Greqia të vijnë autobusë me njerëz të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë mortore.

Ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa u vra më 28 tetor të këtij viti gjatë një feste për nderimin e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke. 

35-vjecari u ekzekutua nga RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ai qëlloi me breshëri duke qëlluar mbi policinë shqiptare dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë.

Pas vrasjes, një konflikt diplomatik përfshiu Shqipërinë dhe Greqinë. Athina zyrtare kërkoi hetim dhe përfshirje në hetimet e palës shqiptare, ndërsa mediat e vendit fqinj e etiketuan Kaçifan si hero. 

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare bëri thirrje për qetësi, si edhe kryeministri Edi Rama tha se Kaçifa ishte një rast i izoluar dhe se policia shqiptare veproi sic duhej.

    No videos found.