Pronari në arrati, 'Alba Exotic Fruit’ nuk ndalet, kapet për herë të 5 me kokainë në kontejnerët me banane në Portin e Durrësit! 7.7 kg drogë e fshehur në motorët frigoriferikë, vinte nga Ekuadori

7 Shtator 2021, 14:42 | Përditesimi i fundit: 2021-09-07 15:47:10

Kapen 7.7 kg kokainë, e ndarë në 8 pako, që ishte e fshehur në pjesën fundore te kapakëve të motorëve frigoriferike në kontejnerët me banane në Portin e Durrësit. Droga vinte nga Ekuadori në llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit". Kjo është hera e 5-të që kjo kompani kapet me kokainë edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim.