Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, ndryshimet ligjore kalojnë në komision! Privati do paguajë për shembjen! Debate te ‘Ekonomia’

14 Maj, 17:30

Pronat shtetërore, subjekt privatizimi, do të  të shkëmbehen me ato private nëse do të kërkohen nga biznesi. Miratimi i ndryshimeve ligjore pritet të enjten në Kuvend, ndërsa kaluan këtë të enjte në komisionin e ekonomisë. Opozita akuzoi për klientelizëm, ndërsa socialistët argumentuan se thjesht plotësuan një vakum ligjor.