Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Nuk dimë asgjë për projektin, nuk do lejojmë punimet pa u plotësuar 3 kushtet

12 Shkurt 2023, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2023-02-12 12:38:33

Për të disatën herë banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë ku kundërshtojnë devijimin e rrugës Thumanë-Kashar, duke argumentuar se shteti më parë duhet të bëjë kompensimin e tokave dhe pronave të tyre në vlerën e tregut. Banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që projekti të vazhdojë nëse shteti nuk u plotëson tre kushtet e tyre, certifikimin e pronave që kanë, kompensimin me vlerën e tregut dhe informacion mbi projektin e miratuar për t'u zhvilluar.