Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët në protestë! Hipin mbi tarraca dhe kërcënojnë: Do të digjemi me benzinë

15 Maj, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2024-05-15 15:10:34

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.

6 familje të përbëra nga 32 anëtarë protestuan në zonën e njohur si Ura e Limuthit, pasi u ishte njoftuar nga IKMT se do u prishen banesat.

Madje në një moment, disa prej anëtarëve të këtyre familjeve hypën në tarracat e shtëpive të tyre për të kundërshtuar shembjen e banesave, duke kërcënuar edhe me aktin ekstrem të djegies me benzinë.