Presidenti Ilir Meta ka reaguar jashtë dyerve të prokurorisë ku u mor në pyetje për padinë ndaj kreut të KED Ardian Dvorani, lidhur me propozimet e PS që shmangin rolin e tij bllokues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se presidenti i Republikës nuk provokohet nga kjo gjë të cilën e quajti një "cic mice", ndërsa shtoi se i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit.
"Presidenti i Republikës nuk është në punë, është një mision dhe nuk provohet nga cic mice të tilla. Presidenti i Republikës ka qenë është dhe do të jetë garant i kushtetutës së Republikës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin pasojave tërmetit. Kush gjen kohë të merret me provokim e di shumë mirë që presidenti është i ndërgjegjshëm për misionin e tij", tha Meta.