TIRANE- Partia Socialiste ka propozuar disa ndryshime ligjore për betimin e anëtarëve të organeve të gjyqësorit, me një fokus të veçantë tek betimi i anëtarëve të Kushtetues, nisur nga përplasjet e fundit me presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit refuzoi të organizojë ceremoni betimi për Arta Vorpsin të votuarën nga Kuvendi për një post në këtë gjykatë.
Me ndryshimet e propozuara nga PS, presidentit i vihet një afat prej 10 ditësh për të ftuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që të betohen në presidencë dhe nëse kjo nuk ndodh, anëtari betohet diku tjetër dhe ia dërgon me shkrim presidentit.
Nga momenti që ai ia dërgon me shkrim presidentit, quhet gjyqtar i gjykatës Kushtetuese dhe vetëm në rast se ai refuzon të bëjë betimin mandati i tij përfundon.
Drafti i plote i siguruar nga gazetarja Klesiana Omeri
“Për disa shtesa në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese”, të ndryshuar”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:
Në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:
“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”
Neni 2
Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.”
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Shkarkojeni ate pacavure president dhe mos lodhni koken me ligje,shkarkojeni 1 ore e me pare se eshte turpi i ketij vendi qendrimi i tij ne ate zyre te shtetit.
Përgjigju