Propozimi i Braçes tek ‘Ekonomia’: Grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve! Spaho: Nisma e mirë, skeptikë nëse Tatimet do jenë efikase

17 Janar 2023, 13:33

Ndryshimet ligjore për formalizimin e tregut bujqësor të propozuar nga deputeti socialist Erion Braçe, u mbështetën edhe nga opozita në komisionin e Ekonomisë. Përmes këtyre ndryshimeve grumbulluesit dhe eksportuesit detyrohen të paguajnë brenda 60 ditëve pagesat ndaj fermerëve, në të kundërt do të aplikon penalitete.