Propozimi për subvencionimin e medias, Suela Musta për Report Tv: Bordi i AMA-s e mbështeti

25 Mars 2020, 19:01

TIRANE-Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta u shpreh për Report Tv se pas paketës që propozoi, bordi i AMA-s shprehu vullnetin pozitiv për mbështetjen e medias në këtë kohë të vështirë si pasojë e koronavirusit. Musta tha paketa nuk duhet që të mbështesë platformat dixhitale, pasi ato paguhen nga qytetarët, por pjesën tjetër. Paraditen e sotme Musta propozoi planin prej 7 pikash, që t'u vijë në ndihmë mediave audiovizive si dhe portaleve online, të cilat janë prekur ekonomikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga koronavirusi.