Propozimi i anëtares së AMA-s: Subvencione për mediat, të shtyhet afati i pagesës së tarifës së licensës... Plani me 7 pika

Propozimi i anëtares së AMA-s: Subvencione për mediat, të shtyhet afati i pagesës së tarifës së licensës... Plani me 7 pika

TIRANË- Anëtarja e Autoritetit të Mediave AudioVizive, Suela Musta ka propozuar një plan prej 7 pikash, që t'u vijë në ndihmë mediave audiovizive si dhe portaleve online, të cilat janë prekur ekonomikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga koronavirusi.

Musta propozon që qeveria të subvencionojë mediat për pagat e stafeve, gazetarëve, operatorëve, montazhierëve etj, të cilët edhe ato janë një hallkë e rëndësishme për informimin në kohë reale të qytetarëve, por edhe për përçimin e mesazheve të rëndësishme në këtë periudhë. Të mos vendosen gjoba deri në fund të qershorit për të gjithë Ofruesit të Shërbimit Mediatik Audioviziv (OSHMA), sa i përket atyre që janë vendosur, Musta propozon të përgjysmohen dhe të shlyhen pas sezonit veror.

Gjithashtu, në pikën tre të kësaj platforme, propozohet që AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore, pezullimin e pagesave te qirave shtetërore. Edhe për tarifën e përvitshme të licencës, Musta shprehet se duhet të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati i shlyerjes së tyre.

Propozimet e anëtares së AMA-s, Suela Musta
1.Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programe audio dhe audiovizive në një rrjet rajonal numerik (ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digital, si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë, të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati I shlyerjes së tyre, deri në një njoftim të dytë.

2. Subvensionime të qeverisë për mediat audiovizive, portaleve online dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetar, operatorë montazhierë ) të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në një njoftim te dytë. Një temë e veçantë që duhet të trajtohet në këtë forum është çështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.

3. AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për: minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore pezullimin e pagesave te qirave shtetërore dhe rishikimin e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e transmetimeve audio-vizive.

4. Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të shkaktuar nga epidemia . Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.

5. Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të Qershor të 2020 ( afat I parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit ), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit

6. Gjobat e vendosura gjatë këtyre dy muajve në pamundësi ndoshta për t'u aministuar, të përgjysmohen dhe pagesat e tyre të shlyhen pas sezonit veror .

7. Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve , si nga pushteti lokal apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e organizatave ndërkombëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale ( meqënëse ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fjdkdkdk: 25/03/2020 15:17

    Ca patetizmi. Vetting mediave e pastaj shohim e bejme per financim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK