Protesta/ 12 orë kaos e shkatërrim në Tiranë! Sulm institucioneve, plaçkiten e digjen banka e biznese! Nuk kursehet as Teatri i Kukullave, 26 të lënduar

15 Tetor, 23:09 | Përditesimi: 15 Tetor, 23:09

12 orë të tjera kaosi ka përjetuar Tirana edhe këtë të enjte, në ditën e tretë të protestave të dhunshme. Ndryshe nga një ditë më parë policia u tregua më e vendosur për të mbrojtur institucionet kryesore, duke i ndalur të rinjtë e maskuar sa herë afroheshin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit por shkatërrimit nuk iu shpëtuan edhe sot dhjetëra biznese private, disa ministri apo prona të tjera private dhe publike.

    E.H/Shqiptarja.com