Protesta e 11 shkurtit, 1500 efektivë policie në terren! Nga ora 12:00 bllokohet bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' dhe drejtimet që të çojnë në rrugën e Elbasanit

10 Shkurt 2023, 12:37

1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e nesërme për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.