Protesta e dhunshme e Berishës, hidhen molotovë pranë godinës së AKSHI-t, bien pranë murit rrethues të Ambasadës Italiane

22 Mars, 20:12 | Përditesimi: 22 Mars, 20:12

Militantët e Partisë Demokratike kanë hedhur me molotovë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Disa prej molotovëve kanë rënë pranë murit rrethues të Ambasadës Italiane që ndodhet në zonë. Policia u është përgjigjur me hedhje uji dhe gaz lotsjellës.

E.H/Shqiptarja.com