Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për situatën e krijuar pas sulmeve e plaçkitjeve që protestuesit e dhunshëm kanë kryer gjatë këtyre 3 ditëve në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj ka shkruar se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë janë të papranueshme.
Ai thekson se çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve.
Teksa nënvizon se dhuna nuk mund të përligjet, Malaj shprehet se pasojat e këtyre akteve të protestuesve i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.
















