Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit!

15 Tetor, 19:43 | Përditesimi: 15 Tetor, 19:43

Pas sulmeve me gurë ndaj policisë dhe djegies së kioskave në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ protestuesit kanë nisur të shpërndahen në rrugët e Tiranës.

Disa prej tyre kanë shkuar nga ‘Treni’ e disa të tjerë drejt ‘Zogut të Zi’.

Të maskuar protestuesit te ‘Treni’, kanë dëmtuar disa tabela rrugore. 

E.H/Shqiptarja.com