Një grup i vogël aktivistësh të lëvizjes “Flamingo” vijon të qëndrojë pranë Kuvendit, ku deputetët po diskutojnë projektbuxhetin e vitit 2027. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa situata para Parlamentit është përgjithësisht e qetë.
Në Tiranë mbizotëron moti i vranët, me kushte jo të favorshme për qëndrimin në ambientet e jashtme. Protesta po zhvillohet me pjesëmarrje të ulët, teksa me sy të lirë numërohen 50 deri në 70 persona, ndërsa policia ka vendosur një kordon në rrugën që të çon drejt Kuvendit.
Më herët, aktivistët u mblodhën edhe para Ministrisë së Arsimit, ku gjithashtu morën pjesë pak qytetarë.














