Protesta e minatorëve të Spaç, Jorida Tabaku: Dera e Komisionit për të Drejtat e Njeriut është e hapur! Ejani të diskutojmë

22 Tetor 2025, 13:19 | Përditesimi: 22 Tetor 2025, 13:19

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit e Medias dhe të Drejtave të Njeriut, ka treguar hapur mbështetjen e saj dhe të Partisë Demokratike për minatorët e Spaçit, të cilët prej 14 ditësh kanë bojkotuar punën dhe protestojnë për kushte të mira pune e rritje pagash.

Tabaku shpreh se dera e Komisionit për të Drejtat e Njeriut është e hapur për minatorët për të diskutuar mbi problematikat e tyre, si dhe për faktin që po pushohen nga puna padrejtësisht.

r.k./Shqiptarja.com