Rreth 15 protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit pas protestës që mbështësit e PD bënë në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv një grup protestuesish kanë dalë kundra këtij vendimi të policisë duke qëndruar para Komisariatit.
“S’guxon njeri të protestoj, se i fusni në burg”, ka thënë një nga qytetaret që ka marrë pjesë në protestën që u zhvillua pasditen e sotme.