Protesta e PD/ Hidhnin molotovë tinëz pas makinës së Syrit, pyetja e Ballës: Kush i solli tre italianët e proceduar penalisht?

10 Maj, 22:52 | Përditesimi: 10 Maj, 22:52

Taulant Balla ka ngritur një pyetje në rrjetet sociale lidhur me personat që hodhën molotov në protestën e PD. Tre italianët u proceduan penalisht nga policia dhe kur u morën në pyetje, rrëfyen se janë rekrutuar nga përfaqësues të PD-së me një pagesë mujore fikse për të qenë pjesë e grupit të zjarrit.

    E.H/Shqiptarja.com