Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë

1 Tetor, 22:58

Gazetarja Danjela Maloku dha detaje në Repolitix se çfarë pritet të ndodh më datën 7 tetor, kur PD dhe opozita do protestojnë përpara kryeministrisë. 

'Do jetë protestë që parashikohet pjesëmarrje jo shumë e lartë. Fillimisht do përqendrohen tek kryeministria. Nuk do ketë fjalime. Më pas do shpërndahen në rrugët kryesore të kryeqytetit. Nëse do ketë përgjatë kohës, akte dhune shkatërro çfarë del përpara nuk di ç’të them. Po diskutohet nga kupola drejtuese. Paraprakisht dihet, që do bllokohen rrugët kryesore. U mendua fillimisht 6 tetor, por ishte e diel e zhvendosën me 24 orë. PD duhet të përllogaris pasojën elektorale të një proteste të tillë. Sepse një qytetar mund të bllokohet dhe nuk do e duartrokas. Qëllimi është të imponohet. Nuk do jetë protestë gjithëpërfshirëse. Do jenë vetëm militantët besnikë. Aleatët do jenë në protestë.'

G.K/Shqiptarja.com