Protesta e PD/ Rrezikohet jeta e policit, militantët i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë

7 Tetor, 20:12

Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.

Teksa protestuesit mbërritën në godinën e Ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë rrobat.

Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e Ministrisë.

    No videos found.