Protesta e PD, shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

8 Tetor, 13:08 | Përditesimi: 8 Tetor, 13:08

Këto janë momentet e përplasjes që ndodhën më herët në protestën e PD, pranë Xhamisë së Namazgjasë. Sipas thirrjeve, Klevis Balliu nuk është lejuar nga efektivët që të kalojë. Më pas ai shtyhet me policët, të cilët reagojnë mbrapsht.

Edhe protestuesit shtyjnë gjithashtu, ndërsa më pas efektivët kanë hedhur spray-n me piper. Në këtë moment, të gjithë rendin për t’u larguar.

E.H/Shqiptarja.com