Protesta/ Flamur Noka e mori për agjent civil dhe e dhunoi, qytetari e kallëzon pas sulmit të dhunshëm

21 Shkurt, 15:30 | Përditesimi: 21 Shkurt, 15:30

Totem Toraj ka bërë kallëzim ndaj Flamur Nokës mbrëmjen e djeshme, pas incidentit. I kontaktuar nga Report Tv, ai thotë se ka pasur kontakt me deputetë të PD-së që mbrëmë në Komisariatin nr. 1, dhe u ka thënë që t'i kërkojnë falje publike, përndryshe do i kallëzonte penalisht. Sipas tij, të vetmen përgjigje që ka marrë, nga deputetët, ka qenë shprehja ironike se "je bërë VIP".

A.M/Shqiptarja.com