Protesta kundër resortit në Zvërnec/ Protestuesit përplasen me policinë, tentohet kalimi drejt kryeministrisë! Shpërndahen me ujë

3 Qershor, 18:56 | Përditesimi: 3 Qershor, 18:56

Qytetarët e ngritur në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec janë përplasur me kordonin e forcave të policisë, i vendosur te ‘Hotel Dajti’ me qëllim për të mos lejuar marshimin te kryeministria dhe si masë e marrë për shkak të ndeshjes miqësore që zhvillohet në mbrëmje në ‘Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit. Protestuesit po tentojnë të çajnë kordonin me qëllim vijimin e marshimit drejt kryeministrisë. Policia ka afruar në zonë autobotë me ujë me qëllim shpërndarjen e tyre.

A.M/Shqiptarja.com