Protesta/ Masa të shtuara sigurie te parlamenti, forca policie e autoboti në gatishmëri

14 Tetor, 17:23 | Përditesimi: 14 Tetor, 17:23

Dy kordonë sigurie me policë janë vendosur pas kangjellave të hyrjes së parlamentit që mendohet të jetë institucioni tjetër që do të sulmohet nga protestuesit.

Një rresht policësh është vendosur menjëherë pas kangjellave dhe një grup tjetër disa metra më pas. Brenda ndodhet edhe një autobot me ujë.

E.H/Shqiptarja.com