Protesta me zjarr molotovi e PD/ Gjykata la në qeli 5 militantë, Berisha: Heronjtë e kryengritjes paqësore po mbahen në burg pa asnjë provë!

20 Prill, 20:44 | Përditesimi: 20 Prill, 20:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata e Tiranës la në qeli 5 prej militantëve, që dyshohet se ishin pjesë e ‘grupit të zjarrit’ në protestën e PD-së në 17 prill para Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përjavshëm para Kryeministrisë, Berisha tha se të pestë të arrestuarit u mbajtën në qeli pa prova.

Berisha gjithashtu ngriti pretendime të forta se 5 militantët e arrestuar të PD-së janë dhunuar në qelitë e komisariateve.

A.M/Shqiptarja.com