Protestuesit e Opozitës kanë hedhur molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë. Në një moment një molotov ka rënë drejt kordonit policor duke u rrezikuar jetën 2 policëve. Fatmirësisht dy policët arritën ta presin me skafandër dhe ta largojnë nga trupi. Me të rënë në tokë molotovi shpërtheu.
Menjëherë ndërhyri forcat e policisë duke shuar flakët me fikëse zjarri.
S.G/Shqiptarja.com