Protesta në Durrës, dëmtohen xhamat e postës, nisin shoqërimet

17 Tetor, 11:53 | Përditesimi: 17 Tetor, 11:53

Protesta në Durrës nisi me revansh. Një grup të rinjsh dëmtuan fasadën prej xhami të Postës Shqiptare. Rreth 50-60 të rinj u grumbulluan fillimisht pranë Pallatit të Kulturës, vijuan marshimin drejt Mauzoleut të Dëshmorëve dhe më pas drejt Postës, ku përmbysën disa kosha mbeturinash dhe goditën derën e institucionit.

E.H/Shqiptarja.com