TIRANE - Qindra studentë e kanë zhvendosur protestën përballë selisë së kryeministrisë, pasi protestuan rreth tri orë përpara Parlamentit, ku u zhvillua seanca plenare e të enjtes. Në ditën e 10-të të protestës, ata e spostuan protestën nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit, përpara godinës ku do të diskutohej për amendamentet e dorëzuara nga LSI-ja për arsimin, të cilat u rrëzuan nga shumica parlamentare.
Studentët protestuar dje deri në orët e vona të mbrëmjes përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Ata i kanë adresuar qeverisë një listë me tetë kërkesa, ndërsa kanë paralajmëruar se pa realizimin e tyre nuk do të tërhiqen nga protesta. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ofruar më shumë sesa studentët kanë kërkuar, por për realizimin e tyre ka ftuar studentët në dialog, ftesë e cila vijon të refuzohet nga ata. Edhe sot nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se është gati që të plotësojë tetë kërkesat e opozitës por më parë duhet dialog në mënyrë që të ketë përgjegjës edhe për zbatimin e tyre. (Lexo këtu)
Kërkesat e fundit/ Letra drejtuar Ramës, Ruçit e Nikollës nga Këshillat Studentorë/ Datë 9 Dhjetor
1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online
3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19
7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.