Report Tv ka mësuar se një grup i ngushtë njerëzish pranë kryeministrit Edi Rama, po punon intensivisht për përgatitjen e dialogut me studentët. Të njëjtat burime flasin për elementë surprizë që do t'u shtohen pikave të studentëve.
Kryeministri është gati që të nisë zbatimi për të 8 pikat me të nisur dialogu. Drafti i uljes së tarifave shkon përtej kërkesës së studentëve dhe pret firmën e Ramës. Po ashtu është punuar për të gjitha pikat e tjera, në pritje të studentëve që duan të dialogojnë.
Burimet konfirmojnë gjithashtu se pa u hapur dialogu, kryeministri nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicioni i tij.
Lajmi kryesor: