Protesta të banorëve në Liban, fajësojnë qeverinë për shpërthimin: Franca të na marrë në kujdestari

7 Gusht 2020, 13:30

Edhe pse akoma në zi, Bejruti I kthehet protestave anti-qeveritare. Mbrëmjen e djeshme dhjetëra njerëz protestuan pranë parlamentit ku pati edhe përleshje të vogla me policinë. Shkaku I kësaj proteste ishte shpërthimi I së martës, për të cilin zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pa sigurt që nga viti 2013. Qytetarët mendojnë se pakujdesia e qeverisë shkaktoi shpërthimin, i cili shkaktoi mbi 157 të viktima dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë.

Mes tyre kishte edhe shumë persona të cilët mendonin se shpërthimi erdhi si pasojë e një sulmi me raketë, për shkak të disa pamjeve të cilat po qarkullojnë online.Ndërkohë që Agjencia shtetërore e lajmeve thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria këtë javë. Që nga katastrofa dy zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen.  Ditën e enjte vendin e vizitoi edhe presidenti francez Emmanuele Macron, I cili u bëri thirrje autoriteteve për një ndryshim të thellë dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për katastrofën. Menjëherë pas vizitës të presidentit francez është iniciuar një peticion për të vendosur Libanin, ish koloni e Francës  para Luftës së dytë botërore, sërish nën kontrollin e saj.