Protesta te Kuvendi, sërish pjesë grupi i pedagogëve të lidhur me PD! Shumica e universiteteve refuzojnë bojkotin, përjashtim Korça e Shkodra

22 Tetor, 15:25 | Përditesimi: 22 Tetor, 15:25

Në Tiranë, ndonëse mësimi nuk zhvillohet në shumë fakultete, vetëm një numër i reduktuar pedagogësh, kryesisht ata të lidhur me opozitën, u mblodhën në sheshin para Universitetit të Tiranës. Në qytetet e tjera të vendit, vetëm në Korçë dhe Shkodër ka patur dhe sot një bojkot masiv, ndërsa pjesa tjetër e universiteteve ka vijuar thuajse normalisht.

E.H/Shqiptarja.com